DRITA - BALLKANI

FOTO / Ballkani
Kampioni ndaj kandidatit për titull, derbi që mund të vendos shumëçka
9 May, 2021 @11:34
Njëra ndër ndeshjet më interesant e xhiros së 34 në Superligë, do të luhet në mes të Dritës dhe Ballkanit.
Ballkani e mposhti Dritën në ndeshjen e parë me rezultat 2-0, kurse Drita në ndeshjen e dytë triumfoi me rezultat 2-1, ndeshja e tretë përfundoi pa gola 0-0.
Skuadra suharekase ditë më parë e largoi trjanerin Bledi Shkëmbi dhe në vend të tij do të paraqitet në krye të skuadrës Ardian Basha.
Që të dyja skuadra kërkojnë fitore në këtë ndeshje për të shpresuar te titulli.
Drita gjendet në pozitën e dytë me 69 pikë, kurse Ballkani me 67 pikë në pozitën e tretë, derisa Prishtina është në pozitën e parë me 17 pikë.