Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOUTHAMPTON 1-2 LIVERPOOL

Titulli vendoset në xhiron e fundit, Liverpool përmbys Southamptonin

Foto: Liverpool/fb

Titulli vendoset në xhiron e fundit, Liverpool përmbys Southamptonin


17 May, 2022 @23:32

Përkundër se Jurgen Klopp kishte nisur ndeshjen me ekip thuajse krejtësisht të dytë, Liverpool në fund ka arritur që me përmbysje të triumfojë ndaj Southamptonit 1-2 [Redmond 13 - Minamino 27, Matip 67] për të mbajtur gjallë luftën për titull kampioni — që tashmë do të vendoset në xhiron e fundit, të 38 të Premier Ligës.

Armando Broja, ishte startues te Southampton sonte, ndërsa luajti 82 minuta, ndërsa Klopp në pjesë të dytë futi në lojë kapitenin Jordan Henderson për të balansuar mesfushën, derisa qendërmbrojtësi Joel Matip bëri dallimin në pjesë të dytë për të marrë të tri pikët për të kuqtë nga Anfield Road në ndeshje.

Tash, pas 37 ndeshjeve të zhvilluara, Manchester City lider ka një pikë më shumë sesa Liverpooli ndjekës dhe në xhiron e fundit Manchester City pret Aston Villës, ku trajner është legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard si dhe luan njëri ndër ish-yjet e ekipit të Liverpoolit, Philippe Coutinho. Liverpool në xhiron e fundit pret Wolvesin.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League