Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAYO VALLECANO - BARCELONA

Tjetër humbje, Falcao thellon krizën e Barcelonës

Tjetër humbje, Falcao thellon krizën e Barcelonës


27 October, 2021 @20:58

Pas humbjes në “El Clasico”, Barcelona e Koemanit ka humbur përsëri!

Kësaj here Barcelona u mposht nga Rayo Vallecano në fushën e këtij të fundit, me ndeshjen që në fund u mbyll 1-0.

Radamel Falcao, i cili fatmirësisht sivjet nuk po vuan nga lëndimet e tij të zakonshme, ishte golshënuesi i vetëm i këtij takimi. Në minutën e 30’, pas një topi të humbur në mesfushën e Barcelonës, Vallecano reagoi mirë, e Falcao në fund me të majtën mjeshtërisht e çoi topin në rrjetë.

Në vazhdim të ndeshjes, Barcelona provoi ta gjente të paktën barazimin, madje e shpërdoroi edhe një penallti përmes Memphis Depayt (72’), por assesi nuk e gjeti golin e barazimit dhe u detyrua të pajtohet me një tjetër humbje në këtë fillim sezoni katastrofal.

90 minuta për Vallecanon në mbrojtje sonte luajti edhe Ivan Balliu, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.

Kjo është humbja e tretë e Barcelonës pas 10 ndeshjeve të luajtura në La Liga, kurse Vallecano, befasisht, ka 4 pikë më shumë se Barcelona momentalisht.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga