Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIMI, I RËNDËSISHËM PËR MALISHEVËN

Tolaj ia siguron pikën Malishevës ndaj Prishtinës

Fotot: FCMalisheva & FCPrishtina/ fb

Tolaj ia siguron pikën Malishevës ndaj Prishtinës


14 May, 2023 @20:08

Barazim shumë i rëndësishëm për Malishevën i arritur, derisa ekipi me pikën e fituar vazhdon të shpresojë në mbijetesë pa pasur nevojë për barazh, pasi që ka përforcuar pozitën e shtatë në renditjen tabelare.

Bleart Tolaj shënoi me një goditje të bukur për të siguruar pikën ndaj Prishtinës, ku këta të fundit rreth 20-minuta më herët kishin dalë përpara përmes Mërgim Pefqelit që shëoni me kokë pas një krosimi të Endrit Krasniqit, në ndeshjen që përfundoi, Malisheva 1-1 Prishtina [Bleart Tolaj 79’ - Mërgim Pefqeli 60’].

Pefqeli

Pefqeli kishte shënuar në rastin e parë të krijuar për Prishtinën në ndeshje, ndërsa nuk festoi ndaj ish-ekipit të tij, në shenjë respekti. Para saj, dominim total i Malishevës me raste, por ka qenë portieri Agron Kolaj që mbante bardhekaltërit mysafirë në lojë.

Fiton Hajdari (8), Ronald Sobowale (30’ dhe 38’), ndërsa Bleart Tolaj në dy super-tentime nga tre raste prej të cilës Kolaj mbron, por edhe futbollisti s’e gjen portën (30’, 31’, 58’).

Prishtina

Interesant është fakti se pas golit të Prishtinës dhe barazimit të arritur nga Malisheva, Prishtina pati edhe dy shumë raste të mira, të cilat vetëm falë portierit Flamur Gashi të Malishevës mbetën të parealizuara nga Leotrim Kryeziu (88’) dhe Muhamed Dubova (90’+3).

Malisheva e shtata në renditje ka 40 pikë dhe mund të sigurojë mbijetesën e pastër (pa barazh) në dy ndeshjet e fundit. Në anën tjetër Prishtina pa gjasa që të arrijë garat evropiane nga liga, koncentrohet në finale të Kupës. Ekipi i Debatik Currit ka rënë në pozitën e pestë me 45 pikë nga 34 ndeshje.

INFOsPORT:

Superliga e Kosovës – Java 34 / / /  FC Malisheva – FC Prishtina 1:1 (0:0)

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Arben Halilaj. VAR: Ersen Janovali. / / / Shënues: Bleart Tolaj 79′ – Mërgim Pefqeli 60′

FC Malisheva: Flamur Gashi, Dreni Kryeziu (Faruk Bihorac 84′), Arlind Veliu, Arbër Pira, Agon Xhaka, Florent Avdyli (Ilir Mustafa 62′), Alush Gavazaj (Agron Bruqi 92′), Behar Maliqi, Bleart Tolaj, Roland Sobowale, Fiton Hajdari (Drilon Hazrollaj 62′). Trajner: Bylbyl Sokoli.

FC Prishtina: Agron Kolaj, Gledi Mici, Egzon Belica, Muhamed Useini, Ramiz Bytyqi, Mërgim Pefqeli, Fitim Susuri (Genc Hamiti 81′), Hasan Hyseni (Muhamed Dubova 90′), Endrit Krasniqi, Shefit Shefiti (Jalen Blesa 78′), Leotrim Kryeziu (Albin Prapashtica 81′). Trajner: Debatik Curri.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga