Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUSH SHËNOI MË SHPESH NË 2020?

Top golashënuesit e pranverës në Superligë 19/20

Top golashënuesit e pranverës në Superligë 19/20


20 March, 2020 @22:22

Në ditët pa futboll, në shikimin e golashënuesve më të mirë të stinorit 2019/20 deri tash udhëheqin Blendi Baftiu dhe Arb Manaj.

Baftiu, që është edhe motori i Ballkanit ka 11 gola të shënuara të gjitha nga loja, për dallim nga Manaj i Trepçës’89 që ka 4 nga 11 të shënuara nga penalltia.

Por, në afatin kalimtar të janarit në Superligë ekipet kanë bërë ndërrime dhe tashmë numri i golashënuesve që po numërojnë golat drejt kreut të shenjëtarëve më të mirë - po shtohet.

E sa i përket pjesës pranverore, për aq sa u luajt kampionati, deri në ndërprerjen për shkak të pandemisë coronavirus, golashënues më të mirë janë:

Arb Manaj Trepça 89

Arb Manaj - Trepça’89 - 4 gola;

Sulmuesi qendror i Trepçës’89 dhe golashënuesi më i mirë i përgjithshëm në këtë stinor bashkë me Baftiun, ka vazhduar ritmin e golave të vjeshtës dhe në pranverë. Ndër të paktit në Superligë që ka arritur të bëj këtë.

Ersil Ymeri Llapi

Ersil Ymeri - Llapi - 4 gola;

Ersil Ymeri - mesfushori i Llapit që erdhi nga Shqipëria dhe prej planit të dytë ka kryer shumë ndeshje të pjesës së dytë të stinorit për ekipin nga Podujeva me golat e tij, mund të tregohet vendimtar në ngritjen e mëtutjeshme të skuadrës.

Oto John Prishtina

Oto John - Prishtina - 4 gola;

Oto John - sulmuesi i rikthyer në Superligë të Kosovës. Nigeriani që vite më parë ka qenë golashënuesi më i mirë i Superligës, ka treguar se është specialist i golave dhe shpejt është ambientuar te ekipi i Armend Dallkut që në pesë ndeshjet e tij me bardhekaltërit ka shënuar katër herë!

Ndërsa menjëherë pas tyre, me nga tre gola të shënuara renditen:

Alban Shillova - Flamurtari - 3 gola;
Betim Haxhimusa - Drita - 3 gola;
Kastriot Rexha - Drita - 3 gola;
Taulant Dajaku - Ferizaji 3 gola.

Statistikat shumë herë nuk gabojnë, prandaj golashënuesit e ekipeve duhet marrë parasysh në kalkulime për vazhdim të stinorit (kurdo që vazhdon, nëse vazhdon 19/20) pasi që këta mund të vendosin për të ardhmen e stinorit.

Për më tepër, shikoni TOP listën e golashënuesve të Superligës nga secili ekip dhe cilët janë lojtarët që kanë shënuar dhe janë renditur në minimalisht 100-shen e Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga