Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA PAS NDESHJES

Tovërlani: I kemi markuar mirë, presim ndeshjen e kthimit

Foto: KFFeronikeli/fb

Tovërlani: I kemi markuar mirë, presim ndeshjen e kthimit


3 June, 2020 @18:38

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, në deklaratën e tij pas ndeshjes Ballkani-Feronikeli 0-0 ka thënë se kanë arritur që të bllokojnë lojtarët kryesorë të Ballkanit për të minimizuar rrezikun nga ekipi suharekas.

Më tej, Tovërlani ka cekur se Ballkani është skuadër e fortë dhe nuk është lehtë të luhet kundër tyre.

“Kemi dashur që t’i mos i japim hapësirë disa lojtarëve të tyre dhe i kemi markuar mirë. Kemi të bëjmë me një skuadër të fortë, që nuk varet vetëm nga disa individë, por është një grup i mirë i lojtarëve,” ka thënë Tovërlani fillimisht, duke cekur aty treshen e famshme të Ballkanit, Arbër Hoxha, Jetmir Topalli dhe Blendi Baftiu.

Ai nuk ka harruar t’i falenderoj lojtarët e tij për paraqitjen e mirë dhe rastet e mira që i kishin për fitore.

“I përgëzoj futbollistët e mi. Ata kanë luajtur shumë mirë, janë paraqitur mirë dhe vetëm fati na mohoi golat sot,” ka thënë Tovërlani.

Kurse në pyetjen e Supersportit për rezultat ai ka thënë se nuk është i keq.

“Rezultati 0-0 nuk është i keq,” ka thënë Tovërlani, përkundër se mysafirëve do t’iu konvenojë çdo barazim me gola në Rexhep Rexhepi.

Gjithashtu Tovërlani ka treguar se kryetari i klubit të Feronikelit ka arritur ditë më parë në Drenas dhe ka kryer obligimet që kishte ndaj tij si dhe ndaj futbollistëve, pas takimit që kanë pasur.

Loja e radhës.

“Së pari do të shikojmë si qëndron puna me lëndime, pastaj do të mendojmë a na duhen ndërrime në formacion për duelin e radhës,” ka përfunduar Tovërlani deklaratën e tij pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga