Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Tovërlani ngrit intensitetin para duelit me liderin

Fotot: https://feronikelifc.com/

Tovërlani ngrit intensitetin para duelit me liderin


21 May, 2020 @18:51

Skuadra kampione aktuale e Kosovës në futboll, Feronikeli, sot ka ngritur intensitetin e stërvitjeve.

Ngritja e shpejtë e intensitetit të stërvitjeve të ekipit ka ardhur me kërkesë të trajnerit të rikhtyer në ekip, Afrim Tovërlani.

E krejt kjo ka ardhur pasi që Feronikeli do të ndeshet me Ballkanin në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Afrim Toverlani

Data e ndeshjes është 3 qershor dhe është dueli i parë i rikthimit të stinorit për ekipet kosovare pas valës së madhe të pandemisë coronavirus.

Faqja zyrtare e niklit ka përshkruar kështu ngritjen e intensitetit të skuadrës.

SHIKO > > > SKEMA E KUPËS

“Kryetrajneri i FC Feronikelit, Afrim Toverlani, ka rritur intensitetin e stërvitjeve, në mënyrë që skuadra ta arrisë formën më të mirë pas pauzës së gjatë shkaku i pandemisë globale qe preku edhe Kosovën.”

Feronikeli aktualisht duket pak më larg në luftë për titull, por Kupën e ka shumë afër dhe kjo ua siguron Evropën në sezonin 2020/21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga