Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED 1-1 EVERTON

Townsend ia siguron pikën e merituar Evertonit ndaj Unitedit

Foto: premierleague.com

Townsend ia siguron pikën e merituar Evertonit ndaj Unitedit


2 October, 2021 @16:00

Andros Townsend me golin e tij në pjesë të dytë ka barazuar rezultatin e ndeshjes dhe i ka sjellë një pikë më se të merituar Evertonit ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, 1-1 [Martial 43 - Toënsend 65].

Djelmoshat e Rafa Benitezit kanë qenë të pafat, duke pranuar golin nga Anthony Martial pak para fundit të pjesës së parë, kur francezi shënoi për herë të parë që prej muajit shkurt.

Por, Demarai Gray i iku Fredit e Bissakas për të nxjerrë një sulm ku Townsend shënoi për barazim.

Pastaj te United në lojë u fut Cristiano Ronaldo, por kësaj radhe me ndikim minimal në lojë. Everton për pak sa fitoi ndeshje, por VAR intervenoi për të anuluar golin e Yerry Minas për ofsjad.

Rezultati 1-1 tregon edhe njëherë ecurinë jo impresive të Ole Gunnar Solksjaerit në shtëpi, derisa pësuan më parë edhe nga Aston Villa dhe u eliminuan nga EFL Cup.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League