CEREMONIA E SUPERIORES

Foto: KFVllaznia/ G. Gjecaj/ fb
Trajneri gjerman i Vllaznisë, më i miri i vitit në Shqipëri
30 December, 2021 @8:09
Ish sulmuesi i Bayer Leverkusenit dhe ish reprezentuesi i Gjermanisë, Thomas Brdarić, është përzgjedhur trajneri më i mirë i vitit në Shqipëri, duke marrë çmimin e më të mirit të vitit pas një viti të suksesshëm për gjermanin.
Brdarić kreu vitin me Kupë të fituar të Shqipërisë [maj 2021] ndërsa titulli kampion i iku nga dora vetëm për shkak të golaverazhit! Shkodranët e stërkënaqur me futbollin që po luhet në Loro Boriçi, ndërsa Brdarić aktualisht është duke monituaruar edhe Sabien Lilajn për ta shtuar në ekip dhe për të ndjekur titullin që u iku në stinorin e kaluar.
Cereomonia e dhënies së shpërblimeve vjetore futbollistikë në Shqipëri u mbajt mbrëmë nën organizimin e FSHF dhe RTSH.
Brdarić përndryshe, 46-vjeç më parë ka punuar edhe me ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Ndërsa te Vllaznia e Shkodrës ka arritur më 20 gusht 2020 me një kontratë që i skadon në qershor të vitit 2022. E titulli do jetë vizë shtesë për Brdarićin.