A&N

Trajneri i A&N dënohet për shkak të ofendimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarit
7 May, 2021 @23:11
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ta dënuar me dy ndeshje mos udhëheqe të skuadrës kryetrajnerin e A&N, Megzon Visoka.
Dënimi për të ka ardhur si pasojë e ofendimit të rëndë dhe kërcënimit ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros 25 të Ligës së Parë, që u luajt kundër rivalit lokal, Lirisë.
Visoka kishte ofenduar dhe kërcënuar në minutën 90+ të ndeshjes, me c’rast ishte ndëshkuar edhe me karton të kuq direkt.
Kryetrajneri i A&N do ta vuajë dënimin në dy ndeshjet e radhës të organizuar nga FFK, përkatësisht në ndeshjen e xhiros 26, A&N - Onix dhe xhiros 27, Vushtrria - A&N.
Ndeshja ndërmjet A&N dhe Lirisë kishte përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.