Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Trajneri i Dritës tregon se kujt i takon përgjegjësia në rast të dështimit për titull

Trajneri i Dritës tregon se kujt i takon përgjegjësia në rast të dështimit për titull


5 May, 2021 @18:26

Skuadra e Dritës vetëm disa javë më parë ishte lidere e Superligës dhe pretendente kryesore për titullin kampion.

Pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit të ‘intelektualëve’, barazimi i sotëm ndaj Gjilanit ka ardhur si një tjetër goditje të rëndë.

Derbi i anamoravës përfundoi me rezultat 1-1, për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët Dritës në luftën e saj për ta mbrojtur titullin kampion.

RAPORTI I NDESHJES

Lidhur me këtë ndeshje dhe situtatën në tabelë foli trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili në fund tha se në rast të dështimit përgjegjësinë do ta merr vet ai si trajner.

“Futbollistët kanë dëshmuar se kanë cilësi. Thjeshtë sot mendoj që kishim diçka më tepër se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen. Do thoja që do të ishte dështim nëse nuk arrijmë të bëhemi kampion, për shkak se qëllimi ynë kryesor ka qenë mbrojtja e titullit, por jemi këtu ku jemi. Pra ky është futbolli. Gjatë gjithë vitit kemi dominuar, por jo edhe në fund. Edhe mungesat e shumta na i kanë vështirësuar mjaftë punët, në fund përgjegjësitë i marr unë si trajner”, tha Nuhiu për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga