DEAN SMITH
Trajneri i ri i ekipit, lëvdon Rashicën
18 November, 2021 @15:43
Ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare, mirëpo ish-trajneri i Aston Villës, tash i Norwich Cityt, Dean Smith ka thënë fjalë të mira për Milot Rashicën.
Në një prononcim të tijin për faqen zyrtare të klubit, Smith ka bërë të ditur se ka monitoruar edhe më parë Rashicën, pasi që është shikuar mundësia për blerje nga Aston Villa më parë.
Ndërsa tash, ai ka bërë të ditur interesimin.
“E njoh shumë mirë atë lojtar. Te Aston Villa drejtori e pëlqente dhe e shikova disa heër Rashicën. Kemi qenë afër transferimit të tij,” ka thënë trajneri i posaardhur te Norwich, Smith.
Reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica këtë verë nga Werder Bremen kaloi te Norwich City, ndërsa mesfushori i djathtë 25-vjeçar ka pasur 11 paraqitje në Premier Ligë me ekipin e tij.