Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOCEV, HUSEINI & LILA

Tre përforcime te A&N, synim Superliga

Foto: A&N

Tre përforcime te A&N, synim Superliga


10 September, 2020 @11:18

Skuadra e re prizrenase, A&N, ditë më parë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me tre lojtarë të ri që kanë përvojë nga Superliga dhe përforcimet do të vazhdojnë tutje.

A&N ka prezantuar dyshen Husein Demiri që ka qenë më parë sulmues i Dukagjinit të Klinës si dhe mbrojtësin e deri dikurshëm të Lirisë, Vilson Lila.

Ndër të tjera, ata kanë arritur të bindin edhe mbrojtësin e krahut nga Maqedonia Veriore, Stefan Kocev, i cili ka qenë pjesë e Lirisë derisa kjo e fundit ishte për herë të fundit në Superligë, dhe në ndërkohë maqedonasi luajti edhe në ligën greke të futbollit.

TABELA AKTUALE

Prezantimi i Kocevit ende nuk është bërë, ndërsa në ditët në vijim ekipi ka paralajmëruar se do të ketë edhe risi tjera në skuadër.

A&N merr pjesë për herë të parë në Ligë të Parë të Kosovës në futboll. Ata do të duhet të arrijnë dy vendet e para për të shpresuar në Superligë, ndërsa në Grupin A të Ligës së Parë përveç tyre bëjnë pjesë edhe skuadra tjera të interesuara për Superligë si: Drenasi, Dukagjini, Istogu, Liria, Malisheva, Onixi, Trepça, Vëllaznimi dhe Vushtrria.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë