Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA '89

Trepça ‘89 reagon ndaj gjyqtarit Nuza, publikon edhe video si dëshmi

Trepça ‘89 reagon ndaj gjyqtarit Nuza, publikon edhe video si dëshmi


2 May, 2021 @17:35

Kryesia e klubit Trepça ‘89 ka bërë një reagim ndaj gjyqtarit Genc Nuza, i cili ka drejtuar ndeshjen e fundit Trepça ‘89 - Besa, që përfundoi me rezultat 1-1.

Me anë të një reagimi në Facebook, KF Trepça ‘89 ka shprehur pakënaqësinë e saj në referim të kësaj ndeshjes, por edhe në ndeshjet e kaluara që janë drejtuar nga gjyqtari Nuza.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të klubit xehetar.

Reagim i Kryesisë

Pas ndeshjes së djeshme KF TREPÇA’89 - KF Besa mblidhet kryesia dhe del me një reagim rrethë pakënaqësisë në referim nga ana e Kryesorit Genc Nuza.

Nuk i dimë arsyet e këtyre pazarllëqëve që po bëhen në dëm të KF TREPÇËS’89. Kujt po i pengon që KF TREPÇA’89 të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në Futboll.

I drejtohemi Organeve kompetente që të merren më seriozisht dhe të kenë një qasje më serioze në këtë drejtim.

Jo rastësishtë në shtatë ndeshje ku refererohen nga Nuza i kemi katër humbje dy barazime dhe një fitore.

Gabimet nga ndeshja e djeshme ndikuan direktë në rezultat e ku me këtë barazim rrezikohemi në vazhdimësi të kampionatit.

Si dëshmi po ju shfaqim edhe dy video ku nuk akordohen penallti për TREPÇËN’89 e përkundrazi për kinse stimulim ndëshkohet Kapiteni Jashari dhe për reagim tre trajnerët e Minatorëve Salihi, Llapashtica dhe Onbashi.

Shpresojmë se pas këtij reagimi do të reflektojnë Organet gjegjëse.

Kryesia e KF TREPÇA’89 FC
Presidenti z. Abedin Zeka BEKI


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga