RAHOVEC
Trepça mban hapin me kreun
8 November, 2015 @17:40
Trepça, mbetet ekipi i vetëm që do të mund t’i shkaktojë telashe Ferizajit në krye të tabelës në Ligë të Parë, deri në fund të stinorit.
Ekipi mitrovicas që po kërkon kthimin e shpejtë në Superligë, pa shumë telashe ka kaluar Rahovecin si mysafir sot duke e mposhtur 0-2 dhe duke shënuar fitoren e dhjetë nga 13 ndeshjet e deritashme të stinorit.
Kjo është fitorja e tretë me radhë e mitrovicasve prej se ishin mposhtur nga 2 Korriku në Prishtinë.