Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË RINJTË SHPAGUAJË BESIMIN

Trepça me fitore në Gjakovë, ngritet në renditje

Trepça me fitore në Gjakovë, ngritet në renditje


12 March, 2023 @19:44

Fitore, që mund të thuhet se ka qenë jetike për Trepçën, për të hequr dilemat e mbijetesës në Ligë të Parë. Mitrovicasit e drejtuar nga Emin Baliqi kanë mposhtur Vëllaznimin e Arsim Gojanit në Gjakovë sot dhe me këtë trepikësh, tashmë kanë dalë në pozitën e tetë të tabelës dhe kanë bërë distancën 18 pikë nga Vëllaznimi, i fundit në renditje.

Vëllaznimi 1-2 Trepça [Erin Muja 88 - Elmedin Rama 74, Ardit Miftari 82]. Me këtë fitore, Vëllaznimi tashmë ka një “mision të pamundur” mbijetesën, në nëntë xhirot e mbetura të Ligës së Parë Grupi A, kurse reagimi i vonshëm i lojtarëve pas pranimit të dy golave nga mitrovicasit, është temë tjetër.

TABELA AKTUALE

Përndryshe ndeshja shkonte barabartë, derisa të rinjtë e minatorëve Elmedin Rama dhe Ardit Miftari vulosën ndeshjen brenda 8 minutave kah fundi i ndeshjes, për të reaguar vonë gjakovarët me Erin Mujën. Fitorja e madhe e Trepçës është vlerësuar si e rëndësishme edhe nga vetë Baliqi, ndërsa ka theksuar se me dhënien e rastit të rinjve të ekipit, ata kanë dëshmuar veten në lojë, ku kishte fjalën për golashënuesit e sotëm të ekipit të tij.

Vëllaznimi në anën tjetër, tash e tutje duhet të fitojë thuajse të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë në mrekulli për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë