LIGA e PARË

Trepça’89 barazon me A&N, ruan kreun
12 September, 2021 @19:24
Trepça’89 me A&N, kanë barazuar 1-1 në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Grupit A.
Skuadra prizrenase kaloi në epërsi me sulmuesin Ardit Jaupaj, derisa Trepça’89 e barazoi rezultatin duke shënuar nga gjuajtja e lirë.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 4 pikë pas 2 ndeshjeve të zhvilluara, derisa skuadra mitrovicase me golldalim më të mirë gjendet në krye të tabelës.
Në xhiron e tretë, Trepça’89 takohet me Rahovecin, kurse A&N e pret Lirinë.