KOSOVA U-21
Trepça’89 dhe Liria me më së shumti të ftuar në U21
6 February, 2017 @13:57
Skuadra e Trepçës’89 dhe ajo e Lirisë kanë më së shumti lojtarë të ftuar nga përfaqësuesja U-21 e Kosovës për ndeshjen miqësore ndaj Dritës që zhvillohet më 14 shkurt në Gjilan.
Përzgjedhësit e Kosovës U-21 janë Rafet Prekazi dhe Erdogan Celina, ndërsa dy ekipet e lartëpërmendura kanë nga 4 të ftuar për këtë miqësore që vlen për selektim të mëtutjeshëm para kualifikimeve për EURO 2019.
Prej Trepçës’89 janë ftuar: Rron Broja, Ylber Maloku, Ardian Muja dhe Florent Hasani. Ndërsa nga Liria: Ibrahim Gavazaj, Behar Dina, Ilir Mustafa dhe Meriton Korenica.
Pas këtyre, me nga 3 të ftuar vinë ekipet e Llapit dhe Prishtinës. Nga Llapi janë: Rron Statovci, Mirlind Daku dhe Kushtrim Shabani. Ndërsa nga Prishtina: Lorik Boshnjaku, Visar Bekaj dhe Aridan Nika.