JUVENTUS - INTER
Cuadrado vendos derbin, Interi bie në Torino
5 February, 2017 @22:15
Një perlë e Cuadrados në fundin e pjesës së parë i ka mjaftuar Juventusit që ta mbyll me fitore derbin ndaj Interit, për t’ia përfunduar këtij të fundit ecurinë e 7 fitoreve radhazi në Serie A dhe për ta forcuar kreun për vete.
Ndeshja ishte mjaft interesante, me luftë në mesfushë dhe me raste për shënim, mirëpo gol tjetër përveç të Cuadrados nuk pamë dhe rezultati në fund shënonte 1-0 në të mirë të vendasve.
Kjo fitore e mban Juventusin lider me 6 pikë më shumë se Napoli, mirëpo momentalisht nga 1 ndeshje më pak e kanë edhe Juventusi edhe Roma. Nëse flasim për Interin, kjo humbje ‘ia bën’ një hap prapa në luftën për top 3.
Inter herën e fundit ishte mposhtur më 2 dhjetor 2016 në Serie A dhe prej asaj kohe ka radhitur fitoret (7), derisa u ndal sonte nga kampioni aktual italian.