FAZA PËRGATITORE
Liria aranzhon 3 miqësore në Ulqin
5 February, 2017 @21:47
Skuadra e Lirisë tashmë dy ditë po qëndron në Ulqin, ku po përgatitet për pjesën pranverore të kampionatit.
Bardhezinjtë nga Prizreni përgjatë kohës sa do të qëndrojnë në Ulqin, do t’i zhvillojnë edhe tri ndeshje miqësore.
Kundërshtari i parë i Lirisë do të jetë skuadra Zeta, në ndeshjen që do të luhet më 8 shkurt.
Dy ditë më pas do të luhet kundër skuadrës Deçiç, derisa më 12 shkurt kundërshtar do të jetë skuadra Otrant Olympic.