AFRICA CUP OF NATIONS
Kameruni, kampion i Afrikës
5 February, 2017 @22:00
Përfaqësuesja e Kamerunit është kampionja e re e kontinentit afrikan.
Në finalen e nxehtë që u luajt ndaj Egjiptit, Kameruni arriti ta përmbys rezultatin dhe më pas të fitojë për t’u shpallur kampione për herë të pestë.
Epërsia e Egjiptit erdhi në minutën 22’ me golin e mesfushorit të Arsenalit, Mohamed Elneny, derisa rezultati u barazua në minutën 60’ me golin e Nicolas N’Koulou.
Kur të gjithë filluan të mendojnë se ndeshja do të shkojë në vazhdime, në skenë doli sulmuesi i Besiktasit, Vincent Aboubakar, që shënoi në minutën 89’, duke bërë që kupa të ngritet nga duart e kamerunasve.