Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça’89 jep rrogat e rregullta

Trajneri i tashëm i Trepçës'89, Shpëtim Idrizi, derisa ishte kapiten i skuadrës/ TOPSPORTI/ Arkiv/ E. Driza

Trepça’89 jep rrogat e rregullta


23 March, 2020 @13:59

Derisa kriza financiare ka kapluar pjesën e madhe të botës së futbollit, një shembull që shpresojmë të vazhdojë po ndodh në Mitrovicë, ku krerët e klubit të minatorëve kanë dhënë rrogat e rregullta futbollistëve dhe stafit.

Njoftimin e ka bërë të ditur trajneri i ekipit Shpëtim Idrizi, që ka falenderuar kryetarin e klubit për këtë gjest në këtë gjendje të jashtëzakonshme për futbollin në botë.

“Falenderojmë kryetarin, ne stafi i trajnerëve dhe lojtarët, ku në këtë gjendje të jashtëzakonshme ai gjithmonë është pranë nesh me solidaritetin e tij, duke qenë gjithmonë i përpikët ndaj nesh me dhënien e pagave. Falemnderit!,” ka shkruar Idrizi në postimin e tij të sotëm në Facebook.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga