Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"RIZA LUSHTA"

Trepça’89 radhit fitoret, para fillimit të vështirë

Fotot: KFTrepca89/ B. Pllana

Trepça’89 radhit fitoret, para fillimit të vështirë


22 July, 2022 @11:17

Pas barazimit ndaj Prishtinës në miqësoren e parë përgatitore 1-1, Trepça’89 ka marrë formë të mirë duke renditur fitoret.

Ditë më parë ekipi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi mposhti Ferizajin me rezultat 2-1 (Rexhaj, Tete — Fazliu), ndërsa pardje minatorët e rikthyer në Superligë mposhtën edhe Malishevën në përballjen e zhvilluar në Riza Lushta, 1-0.

Trepca'89 vs. Malisheva, match action

Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ka qenë Armend Gashi, që i dha fitoren mitrovicasve.

Shenja të mira në përgatitje të mitrovicasve, të cilët pas barazimit të parë kanë marrë dy fitore. Kjo do t’i duhet si motivim atyre, pasi që në shortin e tërhequr dje në zyret e FFK-së, ata në xhiron e parë të Superligës 2022/23 kanë kuptuar kundërshtarin, që është nënkampioni aktual i Kosovës, Drita.

E shorti i vështirë i tyre, nuk ndalet me kaq, pasi që në katër xhirot e para kanë katër kundërshtarët më të vështirë në Superligë - pas Dritës, i shkojnë Llapit, pastaj presin kampionin Ballkanin dhe i shkojnë Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga