Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - MALISHEVA

Triumfon ndaj Ulpianës, vjen fitorja historike e Malishevës

Triumfon ndaj Ulpianës, vjen fitorja historike e Malishevës


28 August, 2021 @19:00

Fitorja në xhiron e parë i iku nga duart në çastet e fundit, por sot Malisheva nuk e lëshoi tre-pikëshin.

Me një paraqitje mjaft të mirë, Malisheva fitoren historike në Superligë e arriti ndaj Ulpianës në Suharekë. Kundërshtarin e sotëm Malisheva e mposhti 1-3 (Santos 88’ / Hasan Hyseni 30’ 60’, Torviol Stullqaku 58’).

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll 0-1. Autor i golit të vetëm në pjesën e parë ishte mitrovicasi Hasan Hyseni, i cili rrjetën e gjeti në minutën e 30’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

E gjatë pjesës së dytë malishevasit e gjetën edhe dy herë rrjetën, për ta mbyllur ndeshjen me fitore bindëse.

Torviol Stullqaku e dyfishoi fillimisht epërsinë në minutën e 58’ e në minutën e 60’ për 0-3 shënoi Hasan Hyseni, që po shkëlqen këtë fillim sezoni.

Rreth minutës së 60’, Silvester Shkalla i Ulpianës u përjashtua nga loja, për t’ia vështirësuar edhe më tepër Ulpianës pjesën e mbetur të ndeshjes, por që përjashtimi i tij nuk luajti shumë rol në epilogun final.

Ndonëse me një lojtar më pak, Ulpiana në fund e shënoi golin e nderit. Për rezultatin përfundimtar 1-3 shënoi Santos.

Xhiron që vjen, Ulpiana i shkon Ballkanit, kurse Malisheva në shtëpi luan ndaj Dritës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga