ELBA RASHANI
Trofeu i kampionit në duart e Rashanit
7 November, 2016 @1:24
Elbasan Rashani ka festuar titullin e parë të kampionit në karrierën e tij.
Reprezentuesi kosovar është shpallur kampion i Norvegjisë me skuadrën e tij, Rosenborg.
Në fakt, Rosenborgu e kishte siguruar matematikisht titullin qysh para gjashtë javëve, mirëpo për ta ngritur trofeun e kampionit është dashur të pres deri në ndeshjen e fundit kampionale, që u zhvillua dje ndaj skuadrës Bodo Glimt, e që përfundoi me fitoren 2-1 të Rosenborgut.
Rashani në këtë ndeshje luajti nga minuta 69’, ndërsa për skuadrën kundërshtare realizator ishte sulmuesi shqiptar, Fitim Azemi.