Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Mbrojtësi danez në shënjestër të Chelseat

Foto: Transfermarkt

Mbrojtësi danez në shënjestër të Chelseat


10 July, 2021 @16:25

Si çdo herë, trajnerët e klubeve të mëdha vështrojnë me shumë kujdes në Kampionate Evropiane e Botërore performancën e lojtarëve të ndryshëm, me qëllim që, ata të cilët performojnë mirë të i transferojnë tek klubet e tyre.

E, një gjë të tillë e ka menduar edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, i cili është në bisedime me drejtuesit e Atalanta, ku synimi i tij dhe drejtuesve të Chelsea është që të transferojnë mbrojtësin danez Joakim Maehl,  këtë verë tek Chelsea,

Mbrojtësi 24 vjeçar i Atalantas, i cili është transferuar tek ekipi italian këtë vit, kishte një performancë jashtëzakonisht të mirë dhe shpresëdhënëse, si tek Atalanta, ashtu edhe tek përfaqësuesja e Danimarkës.

Edhe trajneri i Atalanta, Gasperini është i kënaqur me mbrojtësin danez.

“Sapo kam kaluar në një klub italian të mirë, kështu që jam i sigurt se do të luaj gjithashtu për Atalanta pas Kampionatit Evropian.”, kishte deklaruar Maehle gjatë EURO 2020.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League