Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E TURQISË

Turqia publikon listën për kampin përgatitor për EURO 2020

Turqia publikon listën për kampin përgatitor për EURO 2020


14 May, 2021 @17:30

Përfaqësuesja e Turqisë në futboll ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin përgatitor për Kampionatin Evropian EURO 2020, e cila fillon më 11 qershor.

Përzgjedhësi turk, Şenol Güneş, në listën e tij ka përfshirë 30 lojtarë, të cilët do të grumbullohen për kampin përgatitor që do të mbahet në Antalya nga data 17 maj. Në kuadër të këtij kampi, Turqi do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, ku do të luajë me Azerbejxhanin më 27 maj dhe me Irlandën Veriore më 31 maj.

GRUPET E EURO 2020

Në EURO 2020 Turqia gjendet në grupin A së bashku me Italinë, Uellsin dhe Zvicrën.

LISTA:

Portierët: Mert Günok, Uğurcan Çakır, Altay Bayındır, Gökhan Akkan.

Mbrojtësit: Zeki Çelik, Mert Müldür, Merih Demiral, Ozan Kabak, Çağlar Söyüncü, Kaan Ayhan, Umut Meraş, Rıdvan Yılmaz.

Mesfushorët: Mahmut Tekdemir, Okay Yokuşlu, Taylan Antalyalı, Dorukhan Toköz, Ozan Tufan, Orkun Kökçü, Yusuf Yazıcı, İrfan Can Kahveci, Hakan Çalhanoğlu.

Sulmuesit: Cengiz Ünder, Efecan Karaca, Halil Akbunar, Abdülkadir Ömür, Kerem Aktürkoğlu, Burak Yılmaz, Enes Ünal, Kenan Karaman, Halil İbrahim Dervişoğlu.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani