FADIL BERISHA
U kthye vetëbesimi
6 April, 2016 @18:57
Fadil Berisha ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë si trajner i Prishtinës duke e arritur formën më të mirë të ekipit këtë stinor.
Ai pas ndeshjes ka thënë se lojtarëve i është kthyer vetëbesimi, që është arsyeja kryesore e rezultateve pozitive që po merr skuadra.
“Për këtë fitore të tretë radhazi, futbollistët janë angazhuar maksimalisht. Iu është kthyer vetëbesimi dhe me një angazhim të tyre të madh fituam me rezultat bindës. Shpresojmë të mbajmë këtë seri pozitive sa më shumë,” ka thënë Berisha, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Prishtina në tre xhirot e fundit me Berishën në krye ka marrë 9 pikë maksimale duke mposhtur dy herë Gjilanin dhe sot Llapin.