ISMET MUNISHI
Munishi merr fajin për humbjen
6 April, 2016 @17:19
Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka pranuar se faji kryesor për humbjen e sotme ndaj Lirisë është i tij.
Raporti i ndeshjes LIRIA-HAJVALIA
“Liria fitoi me plot meritë. Nuk domethenë asgjë kjo humbje. Neve sot nuk na shkoi. Ka shumë ndeshje deri në përfundim. Pavarësisht që humbëm 3-0 pashë shumë gjëra pozitive te ekipi im. Pati gjëra të mira, i motivojsha lojtarët edhe pas disavantazhit 3-0. Në pjesën e dytë ishte dominim komplet i yni. Nuk dua të hyj te arbitrimi sepse kam thënë që nuk hyj te kjo pjesë. Një mungesë siç është Alban Dragusha për ne është mungesë shumë e madhe. Kemi marrë 2 gola me gabime individuale në pjesën e parë. Për humbjen sot është faji vetëm i imi pasi që nuk më dolën disa gjëra ashtu siç e kam kalkuluar,”- ka thënë Munishi për gazetarët menjëherë pas ndeshjes.
Hajvalia përveç humbjes së ndeshjes së sotme, e humbi edhe pozitën e parë në Superligë, të cilën tashmë e posedon skuadra e Ferronikelit.