RIZA LUSHTA
‘89-shi përsëri me dy gola ndaj Drenicës
6 April, 2016 @15:45
Asnjë ndryshim nuk duket të ketë nga përballja e një muaj më parë përballë Trepçës ‘89 dhe Drenicës. Sikurse atëherë, edhe kësaj radhe minatorët shënuan fitore me rezulat 2-0.
Futbollisti shkupjan i transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit te Trepça ‘89, Ersen Asani, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e mitrovicasve.
Ai shënoi në minutën 75’ në ndeshjen kundër Drenicës, ndërsa goli i tij i dha tre pikë shumë të rëndësishme Trepçës ‘89, derisa pak minuta para fundit futbollisti afrikan i huazuar nga Skënderbeu, Adeleke Akinyemi, e vulosi rezulatin përfundimtar të takimit.
Kjo fitore e ngriti për dy pozita më lartë ‘89-shin në renditje, derisa për Drenicën kjo është humbja e dytë rresht me rezultat minimal, 1-0, pasi edhe në javën e kaluar kishte pësuar humbje duke u mposhtur nga Hajvalia me rezultat identik.