Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Udhëtojnë me 19, luajnë për trofe me 23

Zekirija Ramadani me kapelë, gjatë stërvitjeve të sotme me Prishtinën/ Foto: prishtinafc.com

Udhëtojnë me 19, luajnë për trofe me 23


12 January, 2021 @23:25

Prishtina, mbrojtësja e trofeut të Kupës së Kosovës në futboll, do të udhëtojë për fazën përgatitore dimërore në Antalya të Turqisë më 19 janar 2021.

Aktualisht bardhekaltërit janë duke zhvilluar seancat e kombinuara të stërvitjeve në fushë të mbyllur, të hapur dhe fitnes qendra.

Ndërsa pas shortit për Kupë dhe vendosjes që ndeshja e vlefshme për Superkupë të Kosovës të luhet në Antalya të Turqisë, pasi që pos Prishtinës edhe Drita do të jetë në përgatitje në të njëjtin vend, ka folur trajneri i skuadrës kryqytetase Zekirija Ramadani.

Pra Prishtina në të tetën e finales së Kupës do të ndeshet me Dritën më 10 shkurt. Por, të njëjtit do të luajnë edhe ndeshjen e vlefshme për Superkupë, më 23 janar.

“Janë dy gara të ndryshme dhe patjetër që fokusi kryesor në përballje me Dritën do të jetë për Kupë. Superkupa është ndeshje prestigji dhe mesiguri do të jetë ndeshja jonë e parë në fazën përgatitore. Normalisht do të provojmë të fitojmë trofeun, por përqendrimi maksimal i yni është ndeshja e Kupës më 10 shkurt, sepse kuptohet është garë që na sjell Evropën dhe aty do të jetë përkushtimi maksimal i yni,” ka thënë shkupjani Ramadani në prononcimin e tij për faqen zyrtare të prishtinasve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga