REF
UEFA, Çakir është OK!
6 March, 2013 @15:31
Në momentin kur gjyqtari turk, Cuneyt Çakir, ia dha kartonin e kuq mesfushorit të Manchester Unitedit, Luis Nani, gjithçka në lojë u ndërrua, derisa lojtarët dhe banka rezervë e djajve të kuq, nuk u besonte syve.
Çakir ka qenë sot temë e mediave angleze duke e kritikuar në çdo mënyrë, mirëpo UEFA-ja ka thënë se nuk ka asgjë të keqe në përjashtimin e Nanit!
“Nuk kemi asnjë problem me gjyqtarin,” ka thënë zëdhënësi i UEFA-së për The Guardianin sot.
“Nuk është ngritur asnjë çështje dhe nuk do të ngritet as edhe ndonjë penalizim nëse delegati i ndeshjes dhe vëzhguesi nuk kanë shkruar asgjë. Nëse ata shkruajnë për diçka që nuk është në rregull, atëherë ne veprojmë,” ka thënë ai.
The Guardian ka shkuar më tutje duke e pyetur zëdhënësin se a do të jetë në listë të gjyqtarëve për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve, turku Çakir, derisa zëri i UEFA-së ka thënë, “Po, ai mbetet në listën e gjyqtarëve ende.”