BARÇA
Dënohet për 4 ndeshje
6 March, 2013 @13:48
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, do të jetë jashtë fushave të blerta duke e lënë ekipin e tij pa portierin e parë për katër xhiro të La Ligas.
Ky informacion u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo, pasi që kështu kishte vendosur Komisioni Disciplinor i La Ligas.
Valdes kishte protestuar ashpër te referi i ndeshjes në El Clasicon e zhvilluar në Santiago Bernabeu, Perez Lasa, duke kërkuar penallti për bashkëlojtarin e tij të rrëzuar në zonë.
Valdes 31 vjeçar ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Barcelonën, ndërsa do të mungojë në ndeshje ndaj Deportivo La Corunas, Rayo Vallecanos, Celta Vigos dhe Mallorcas. Barcelona ka bërë të ditur se është duke i bërë përgatitjet e fundit për ankesë ndaj këtij vendimi të Komisionit Disciplinor.