Të gjitha lajmet

SHTËPIA E FUTBOLLIT

UEFA konfirmon €4.3 mln për FFK-në

Foto: UEFA.com

UEFA konfirmon €4.3 mln për FFK-në

27 April, 2020 @23:15

UEFA ka dhënë 236.5 milionë euro 55 anëtarëve të saja, që t’i dalin në ballë sfidave me covid-19 në shtetet përkatëse.

Faqja zyrtare e UEFA-së ka bërë të ditur sot se këto mjete i ka lëshuar nga fondacioni i saj për zhvillim, HatTrick.

Ndërsa kreu i UEFA-së, 52 vjeçari Aleksander Čeferin ka bërë të ditur se secila Federatë ka marrë 4.3 milionë euro për pjesën e mbetur të stinorit, për investimet e parapara si dhe për rindërtimin e komunitetit futbollistik.

“Besoj që është një vendim me përgjegjësi, ashtu që ne të ndihmojë sado që mundemi dhe jam krenar me këtë unitet që po tregon futbolli përgjatë kësaj krize. Pa dyshim, futbolli do të jetë në zemër të të gjithëve posa t’i kthehemi normales. E kur të vjen koha, futbolli do të jetë gati tu përgjigjet të gjithëve,” ka thënë ndër të tjera Čeferin sot.

SPECIALE

Tabela përfundimtare e Superligës së Kosovës 2001/02

22 April, 2020 @23:37

Ishte viti i radhës që po e ndjeknin titullin, ndërsa kësaj radhe ia arritën. Besiana e Podujevës që kishte…

TOP 5 GOLASHËNUESIT 2000/01

Golashënuesit më të mirë të stinorit 2000/2001

22 April, 2020 @22:36

Prishtina ishte bërë kampione në stinorin 2000/2001 në Ligë të Parë të Kosovës (tash Superliga) ndërsa më së shumti…

NJOFIMI I FEDERATËS

FFK do të nis punën për rifillim të garave

21 April, 2020 @22:05

FFK-ja më në fund ka botuar njoftimin e saj lidhur me mbledhjen e mbajtur sot me UEFA-në dhe anëtarët tjera…

NGA KONFERENCA

UEFA rekomandon përfundimin e të gjitha kampionateve dhe garave të Kupës

21 April, 2020 @17:15

Në mbledhjen e sotme të UEFA-së me 55 anëtarët e saj, është shqyrtuar kalendari i garave për çdo shtet dhe…

NGA FEDERATA

FFK i dëshiron shërim të shpejtë të rinjve

17 April, 2020 @12:04

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate të lëshuar sot i ka uruar shërim të shpejtë, dy…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga