CHAMPIONS
UEFA lejon Drogbën
27 February, 2013 @21:01
Galatasaray fitoi betejën me Schalken në UEFA. Klubi gjerman ishte ankuar se Galatasaray kishte regjistruar Drogbën me 1 shkurt, derisa Drogba kishte marrë licencën për lojë me ekipin turk me 12 shkurt.
Kështu që, gjermanët thonin se Galatasaray kishte regjistruar lojtarin e palicenuar në UEFA. Mirëpo, pas ankesës së tyre, UEFA këtë ankesë të Schalkes e refuzoi duke i dhënë të drejtë loje Drogbas në Ligë të Kampionëve.