Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Messi mungoi në stërvitje sot!

REUTERS/Albert Gea

Messi mungoi në stërvitje sot!


27 February, 2013 @13:00

Futbollisti më i mirë në botë atkualisht, Lionel Messi, ka munguar sot në stërvitjen e ekipit të tij, Barcelona. 

Ai është vizituar nga mjekët e klubit pak orë më pas, të cilët i kanë dhënë barëra dhe i kanë thënë që i duhet një pushim i lehtë. 

Nga klubi katalonas bëhet e ditur se Messi është kapluar nga ethet dhe nuk po ndihet mirë. Barcelona shpreson që argjentinasi të shërohet deri të premten, pasi që të enjten nuk kanë stërvitje, ashtu që të jetë i gatshëm për udhëtim në Madrid. 

Barcelona takohet me Real Madridin të shtunën në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas. Mbrëmë Barcelona përjetoi humbje poshtëruese nga Real Madridi në kuadër të Kupës së Mbretit të Spanjës 1-3 në Camp Nou. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga