Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

UEFA sot vendos për Drogbën!

NTV

UEFA sot vendos për Drogbën!


27 February, 2013 @10:15

Galatasaray sot sytë do t’i ketë të kthyera kah UEFA-ja. Shtëpia e futbollit europian, sot do të merr vendim për ankesën e Schalkes që bazohet në nenin 18 të Ligës së Kampionëve. 

Sipas këtij neni, ekipet duhet t’i paraqesin lojtarët e rinj deri më 1 shkurt për fazën pranverore të Ligës së Kampionëve, e deri në këtë datë, Drogba nuk e ka pasur licencën. 

FIFA ia ka dhënë licencën e përkohshme të Drogbës, Galatasarayit, më 12 shkurt, prandaj Schalke është ankuar se klubi turk ka regjistruar një emër të futbollistit të palicencuar për Ligë të Kampionëve. 

Sipas mediave turke, UEFA-ja pritet të marrë vendimin deri në fund të ditës së sotme, se a ka të drejtë loje, apo jo, Drogba për Galatasarayin në Europë. 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League