NGA KONFERENCA
UEFA rekomandon përfundimin e të gjitha kampionateve dhe garave të Kupës
21 April, 2020 @17:15
Në mbledhjen e sotme të UEFA-së me 55 anëtarët e saj, është shqyrtuar kalendari i garave për çdo shtet dhe opcionet për të përfunduar të gjitha kampionatet.
Në fund, UEFA-ja ka dalë me një rekomandim të fuqishëm për të përfunduar kampionatet elitare në të gjitha vendet si dhe garat e Kupave.
Gjithashtu UEFA ka bërë të ditur se Federatat e ndryshme do të pagohen sipas planit nga programi Hattrick i shtëpisë evropiane të futbollit.
Për çdo vendim lidhur me pikat e lartpërmendura, njoftimet e radhës do të botohen pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së që mbahet këtë të enjte.