TRUPI I APELIT
UEFA vendos kështu
2 December, 2014 @19:28
Në njoftimin e dërguar disa minuta më parë te Borozani.com, zyra për media e UEFA-së ka bërë të ditur për njoftimin e UEFA-së që do të botohet në 19:30.
Sipas Trupit të Apelit, ankesa e FSHF-së është refuzuar. Për këtë arsye vendimi i Komisionit Disciplinor mbetet në fuqi, ku Shqipëria e humb ndeshjen 3-0 dhe detyrohet të paguajë 100 mijë euro.
Edhe ankesa e deponuar nga FSS (Federata Serbe e Futbollit) është refuzuar. Gjithashtu, edhe këtu mbetet në fuqi vendimi i Komisionit Disciplinor, me ç‘rast Serbisë i hiqen tre pikë dhe dënohet me 100 mijë euro, ndërsa dy ndeshje si vendas duhet ti zhvillojë pa praninë e shikuesëve.
Pas incidentit tashmë të njohur botërisht të ndodhur më 14 tetor, kur ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në Beograd, pranë rezultatit 0-0, Komisioni Disciplinor i UEFA-së i kishte vendosur që ndeshja t’i ipet në favor të Serbisë 3-0, por këtyre tu hiqen 3 pikët për shkak të organizimit të dobët. Gjithashtu dy Federatat u gjobitën me nga 100 mijë euro, ku Serbia në dy ndeshje tjera si vendas duhet të luante pa prani të shikuesve.
Sqarimi i UEFA-së për vendimin e mëparshëm
Tashmë, mbetet të shihet nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të shkojë në Gjyqin Arbitrar Sportiv (CAS), vendi ku gjithçka mund të ndërrojë përfundimisht.