PAS PRANDELLIT
Hamzaoglu, trajner i Galatasarayit
2 December, 2014 @10:28
Rezultatet e dobëta të ish trajnerit të Italisë, Cesare Prandelli, këtë stinor me Galatasarayin, bën që ekipi turk të heq dorë nga ai.
Kështu, ata dje emëruan trajnerin e ri të skuadrës turkun Hamza Hamzaoglu, që ka qenë asistent i Fatih Terimit në kombëtaren turke.
Galatasaray tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ku ka fituar vetëm një pikë nga pesë ndeshje dhe nuk i ka punët mirë as në Superligën turke.