CITY FLET SHQIP
Bytyqi asiston, Celina shënon
1 December, 2014 @22:20
E ardhmja e Manchester Cityt që nga tash duket se do të varet nga futbollistët shqiptarë.
Këtë e kanë dëshmuar sot dyshja Sinan Bytyqi dhe Bersant Celina, të cilët ishin akterët kryesorë të golit të vetëm të Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Tottenhamit, në kuadër të Premier Ligës për grupmoshat deri 21 vjeç.
Goli i Cityt erdhi nga Bersant Celina në minutën 70’, kur pas një krosimi të bukur nga e djathta nga Sinan Bytyqi, goditja me vole e Celinës përfundoi në portën e Tottenhamit.
Megjithatë, ky gol i talentit nga Kosova nuk i mjaftoi skuadrës së tij, dhe në fund fitores iu gëzua skuadra vendase e Tottenhamit, që fitoi me rezultat 2-1.
Sinan Bytyqi ishte titullar në këtë takim, derisa Celina u inkuadrua në lojë në pjesë e dytë.
Skuadra e të rinjëve të Cityt po drejtohet nga ish futbollisti i kësaj skuadre, françezi Patrick Vieira.