THIERRY HENRY
Lë New Yorkun!
1 December, 2014 @15:48
Ylli françez i futbollit, tash veterani, Thierry Henry, i ka dhënë fund karrierës së tij me New York Red Bullsin në ligën elite amerikane të futbollit, MLS.
Sulmuesi 37 vjeç ka përfunduar kontratën 4 vjeçare me klubin dhe tashmë ka shkruar se duhet të refelektojë disa javë për të vendosur për të ardhmen e tij.
Nuk dihet ende nëse Henry do t’i thotë lamtumirë futbollit aktiv apo do të vazhdojë atë që disa ditë më heret e tha: Dua të fitojë Ligën e Kampionëve me Arsenalin!