OLIMPICO
Të fortë për Interin
30 November, 2014 @22:37
Roma ka mposhtur Interin në derbin e natës në Serie A, sonte. Ekipi i Rudi Garcias është treguar i fortë përballë atij të Roberto Mancinit.
Sidoqoftë, Inter i bëri ballë romakëve deri në minutën e 57-të të ndeshjes, kur barazoi për herë të dytë në 2-2.
Mirëpo, pas kësaj në skenë doli boshnjaku Miralem Pjanic, që fundosi shpresat e Interit, e posaçërisht me golin e tij në momentet e fundit të takimit nga gjuajtja e lirë, për përfundimtaren 4-2.
Mancini mbetet edhe në ndeshjen e dytë pa fitore te Interi, prej se u rikthyer në skuadër, derisa Roma vazhdon ndjekjen e Juventusit në krye të tabelës.