FEDERATA
FFK me dy Komisione për më të mirët e vitit
2 December, 2014 @11:10
Federata e Futbollit të Kosovës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, dje, ka themeluar edhe dy Komisione.
Komisionet do të jenë përgjegjëse për zgjedhjen e më të mirëve të vitit në futboll.
Kështu, trajnerët e Superligës do të votojnë për të shpallur 11-shen më të mirë të Superligës, ndërsa Komisioni tjetër, ku do të bëjnë pjesë shtabet teknike të ekipeve përfaqësuese do të shpallin futbollistin më të mirë të Kosovës, ku për herë të parë do të përfshihen edhe futbollistët shtetas të Kosovës, që nënkupton edhe ata që janë pjesë e ekipeve përfaqësuese.
Komisioni për shpalljen e më të mirëve do të jetë në këtë përbërje: Agim Ademi, kryetar, Xhelal Brona, Vjollcë Krasniqi, Luan Vokshi dhe Agim Maloku, të gjithë anëtarë.