MEDIA TALK
Uellsi provon miqësore me Kosovën?!
6 December, 2018 @0:18
Kosova para se të nis kampanjën kualifikuese për EURO 2020, ka ditë të lirë për miqësore.
Njëjtë, në këtë gjendje është edhe Uellsi që drejtohet nga legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs.
E BBC Sport sot ka bërë të ditur se Uellsi është duke kërkuar kundërshtar të lirë evropian për këtë ditë dhe se selektori Giggs bashkë me Federatën do të diskutojnë kundërshtarët potencialë të ekipit, në mes të cilave është edhe Kosova.
“Gjermania, Danimarka, Kosova dhe Serbia, janë të gjitha të lira në ditën e parë të kualifikimeve dhe do të shikohen opcionet,” ka shkruar mediumi në fjalë sot.
Së fundi, Uellsi ka luajtur edhe ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë në Elbasan Arena, të cilën e kanë humbur 1-0 [Balaj 58’ pen.].