WOLVERHAMPTON WANDERERS - CHELSEA
Humbja e dytë në 3 ndeshjet e fundit
5 December, 2018 @22:54
Wolverhapmton Wanderers ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat sonte si vendas, 2-1.
Kjo ka qenë fitorja e parë e ujqëve pas dy muajve në Premier Ligë, ndërsa Chelsea tashmë ka humbur edhe pozitën e tretë në klasifikim, pas humbjes së dytë në tre ndeshjet e fundit për të kaltërit e Londrës.
Epërsia e hershme e arritur përmes Ruben Loftus-Cheek për ekipin e Maurizio Sarrit është përmbysur plotësisht në pjesë të dytë.
Ekipi i Nuno Espirito Santos ka arritur që brenda 4 minutave të rrënojë epërsinë e mysafirëve dhe t’i mbajë tre pikët për veti, duke shënuar për fitore me meksikanin Ruben Jimenez dhe portugezin Diogo Jota.