LUKA MODRIC
Kroati më i mirë në histori
4 December, 2018 @14:51
Tashmë edhe zyrtarisht mund të thuhet që mesfushori kroat, Luka Modric, është futbollisti më i mirë kroat në histori të këtij vendi.
Ai mbrëmë fitoi për herë të parë Topin e Artë [Ballon d’Or] ndërsa gjatë verës me reprezentacionin kroat theu rekordin e vendit, duke arritur finalen e Kupës së Botës në “Rusia 2018”.
Njëjtë, edhe Real Madridi triumfoi në Ligë të Kampionëve, që bëri që votat më të mëdha t’i merr Modric, duke e bërë atë njeriun që ndërpren dekadën e çmimeve të fituara nga dyshja Lionel Messi - Cristiano Ronaldo.
“Arritja e këtij çmimi është më shumë sesa ëndrra fëmijërore. Jam i gëzuar, krenar dhe i nderuar me këtë çmim,” ka thënë Luka Modric pas marrjes së trofeut të më të mirit të vitit 2018.
Modric ka pasur gati 300 pikë më shumë sesa Cristiano Ronaldo në listën e votave, ndërsa i treti përfundoi francezi Antoine Griezmann.
“Stili i lojës, shpirti garues i tij, modestia dhe niveli i punës, e bëjnë atë njërit ndër inspirimet më të mira për gjeneratat e ardhshme të futbollit. Shpresojmë që te të rinjtë të dalë edhe një Luka i ri. Sa i përket kapitenit tonë, ia heq kapelën, më të mirit në botë!” ka thënë kreu i Federatës kroate të futbollit [HNS] Davor Shuker.
TOP 10-shja e Topit të Artë:
1 | Luka MODRIC | Real Madrid | Kroaci | 763 pikë |
2 | Cristiano RONALDO | Juventus (Real Madrid) | Portugali | 476 pikë |
3 | Antoine GRIEZMANN | Atletico Madrid | Francë | 414 pikë |
4 | Kylian MBAPPE | PSG | Francë | 347 pikë |
5 | Lionel MESSI | Barcelona | Argjentinë | 280 pikë |
6 | Mohamed SALAH | Liverpool | Egjipt | 188 pikë |
7 | Raphael VARANE | Real Madrid | Francë | 121 pikë |
8 | Eden HAZARD | Chelsea | Belgjikë | 119 pikë |
9 | Kevin DE BRUYNE | Manchester City | Belgjikë | 29 pikë |
10 | Harry KANE | Tottenham | Angli | 25 pikë |