LJUBISA TUMBAKOVIC
Vendi i dytë i hapur për të gjithë
2 December, 2018 @16:36
Selektori serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, në deklaratën e tij të sotme pas shortit për EURO 2020, ku janë në grup me Kosovën ka thënë se të gjitha skuadrat tjera përpos Anglisë shpresojnë në vend të dytë.
”Është një grup shumë interesant. Anglia natyrisht është favorite absolute dhe ndaj saj s’ka gjasa asnjëra. Ndërsa të gjitha ekipet tjera shpresojnë të kapin vendin e dytë,” ka thënë Tumbakovic.
“Ne do të mobilizohemi dhe do të kërkojmë të bëjmë hapin tonë përpara. Mendoj se ka gjasa, por të gjitha duhet shfaqur në terren, aty do të thuhet fjala kryesore,” ka shtuar ai.
SHORTI I KUALIFIKIMEVE PËR EURO2020
Mali i Zi nuk ka pasur kampanjë për tu krenuar në kuadër të Ligës C të Kombeve së fundi. Në Grupin C4 të garës së re të UEFA-së ata kanë përfunduar në pozitë të tretë, ndërsa fitoret e vetme i kanë arritur ndaj Lituanisë, duke përfunduar në pozitë të tretë, pas Serbisë dhe Rumanisë.
Për Malin e Zi thuajse rregullisht ftohet edhe ish sulmuesi i Besës së Pejës, Fatos Beqiraj.