TREPÇA '89 - BALLKANI
Zëvendësuesi Mircevski për fitoren e mitrovicasve
2 December, 2018 @15:00
Ndeshja ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Ballkanit përfundoi në mënyrë dramatike me rezultat minimal 1-0, në favor të skuadrës mitrovicase.
Heroi i ndeshjes u bë zëvendësuesi Martin Mircevski, i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes pas një gabimi të portierit Armend Ruxhi, dhe ia solli fitoren skuadrës.
Me këtë fitore Trepça ‘89 e kaloi Ballkanin në tabelë me 22 pikë të grumbulluara deri më tani, derisa Ballkani me 21 pikë gjendet në pozitën e nëntë aktualisht.
Kjo ndeshje ishte në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor.
FORMACIONET STARTUESE:
TREPÇA '89: Arben Beqiri, Arbër Pira, Elton Basri, Richard Asare, Ergis Mersini, Muharrem Jashari, Blagoj Gucev, Orges Gava, Gëzim Rusi, Renato Hyshmeri, Djibril Diawara. | |||
BALLKANI: Armend Ruxhi, Visar Berisha, Arbër Potoku, Durim Gashi, Gentian Elezaj, Borche Manevski, Jetmir Topalli, Blend Baftiu, Elbasan Gashi, Uran Shala, Egzon Shabani. |