KEK
Ekip për përmirësim të goldallimit
4 December, 2018 @19:38
Skuadra e ardhur këtë stinor në Superligë, KEK, është skuadra e vetme në kuadër të atyre të elitës që nuk ka kaluar ndeshje pa pranuar gol përgjatë 17 xhirove të para të stinorit.
KEK në çdo ndeshje ka pranuar së paku një gol, ndërsa në total numri i golave të pranuar nga ekipi i drejtuar prej Enis Nasufit, që kryesisht po luan me lojtarë të rinj.
Elektricistët më së paku gola kanë pranuar në përballje ndaj Flamurtarit, kur pësuan 1-0, më 2 shtator 2018.
Ndërsa më së shumti gola në një ndeshje kanë pranuar nga Liria, kur pësuan 6-2 në “Përparim Thaçi”.
Mbijetesa e KEK-ut këtë stinor në Superligë duket thuajse e pamundur.